Të gjithë ata të cilët kanë vizituar jugun e bukur të Shqipërisë, menjëherë sapo kanë zbritur qafën e Llogorasë, syri iu ka ndalur në një mega-projekt ultra-modern dhe miqësor me natyrën, i cili po ngrihet mrekullisht buzë detit Jon, në plazhin magjik të Palasës.


Bëhet fjalë për Green Coast Resort, resortin me vila të tipologjive të ndryshme dhe shëtitoren e mrekullueshme me njësi argëtimi dhe biznesi, i cili pa dyshim është jo vetëm resorti më i madh, por edhe resorti më elitar në Shqipëri, dukshëm me shumë veçanti dhe avantazhe për këdo që kërkon stil dhe luks.


Foto 1 (9)


Për të kuptuar më shumë për çfarë sjell ndryshe ky projekt, u takuam me ekipin e arkitektëve dhe inxhinierëve në Green Coast Resort, të cilët me krenari trajtojnë disa elementë identifikues si më poshtë:

Stili minimalist i arkitekturës

Stili i arkitekturës në Green Coast Resort është minimalist-bashkëkohor, stil i cili së fundmi rezulton shumë i përdorur në resortet turistike elitare në mbarë botën. Me linja të thjeshta dhe të pastra, me shumë volume, hapësirë dhe dritë, stili minimalist eliminon nga përdorimi çdo detaj të tepërt e të panevojshëm, duke u fokusuar te përdorimi i elementëve të rëndësishëm funksionalë dhe duke pasqyruar më së miri sensin e rregullsisë dhe njëtrajtshmërisë. Në dukje i thjeshtë, por plot elegancë dhe hijeshi, stili minimalist është teknikisht i vështirë për t’u realizuar, pasi kërkon një saktësi të lartë dhe nuk të lejon të gabosh. 

“Stili minimalist i jep vlerë thjeshtësisë, volumeve të mëdha dhe mbi të gjitha funksionalitetit, për të sjellë një përvojë jetese tepër elegante. Ky stil është zgjedhur me qëllim që më shumë se çdo gjë tjetër të lejojmë vetë natyrën të flasë me bukurinë dhe madhështinë e saj. Ne synojmë që krahas ndërtimit me cilësi të lartë, të kujdesemi të ruajmë natyrën dhe të promovojmë imazhin e mrekullueshëm të zonës.” – shprehet Jonida Buda, Menaxhere e Projektit në Green Coast. 

Vilat në Green Coast Resort janë pozicionuar në mënyrë të tillë që secila prej tyre mrekullisht shijon pamjen përrallore të detit Jon. Të gjitha vilat kanë një organizim të rregullt e sipërfaqe racionale, me oborr të gjelbëruar dhe parkim individual, si rrallë herë ndodh në resortet në Shqipëri.

Foto 2 (9)

Ekipi i arkitektëve të projektit Green Coast është fokusuar jo vetëm në anën estetike të këtij projekti, por edhe në ruajtjen e një raporti të duhur me pjesën teknologjike dhe sigurimin e komfortit dhe komoditetit termik, shumë të rëndësishëm për një resort në bregdet me klimë Mesdhetare. 

Muret perimetralë të vilave janë trajtuar me sistem kapot me parametra të lartë termikë.

Fasadat e vilave, kanë hapje shumë të mëdha me vetrata të mëdha  (lartësi deri në 3.1 m), të cilat sigurojnë një izolim termik të lartë falë disa dhomave të xhamit në përbërjen e tyre.

Në përgjithësi fasadat janë trajtuar me katër ngjyra të përcaktuara nga arkitektët, në harmoni me ngjyrat e natyrës përreth.

Foto 3 (2)

Materialet e përdorura janë materiale me bazë druri, guri dhe xhami, nga njëra anë për të ruajtur thjeshtësinë dhe lejuar natyrën të mbizotërojë me ngjyrat dhe kontrastet e saj dhe nga ana tjetër për t’i rezistuar kushteve atmosferike pranë detit. Nëse ndalim shikimin një moment në hapësirën e jashtme, bie në sy prezenca e 3 elementëve: vetrata, grafiato dhe brise-soleil. Elementët e tjerë të cilët janë elementë shumë të rëndësishëm nga ana funksionale, si shkarkuesit e shirave, tubat e oxhakëve apo elementë të tjerë,  janë pozicionuar në hapësira të padukshme për të mos prishur njëtrajtshmërinë dhe anën estetike.

Elementi Brise-soleil ose hijëzuesi vertikal është risi arkitekturore e sjellë në Green Coast, i cili për vetë mënyrën sesi është konceptuar, krahas aspektit estetik ka edhe aspektin funksional me efektin e dritë-hijes që krijon.

Foto 4 (1)

Infrastruktura e brendshme shëtitorja dhe Nazar Beach

Avantazh konkurrues është padyshim Infrastruktura e resortit ku bien në sy rrugët e gjera me 1 dhe 2 sense kalimi për automjetet, kalimet në formën e shkallarëve për këmbësorët, hapësirat e përbashkëta me gjelbërim dhe ndriçim. Falë projektit të gjelbërimit i cili është punuar nga një studio e mirënjohur greke Greenways , resorti po pasurohet me bimësi karakteristike të zonës ndërthurur me atë mesdhetare, bimësi e cila i reziston erës dhe kushteve atmosferike pranë detit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Element shumë i rëndësishëm është investimi që është bërë për Impiantin KUZ (kanalizimi i ujërave të zeza), i pozicionuar larg resortit. Falë këtij impianti ujërat e zeza grumbullohen, mbetjet përpunohen dhe uji i përpunuar dhe tërësisht i pastër, ri-dërgohet për vaditjen e gjelbërimit në resort.

Krahas parkimeve individuale që çdo vilë ka në pronësi, në Green Coast Resort ka edhe parkime të hapura me shumë gjelbërim e me sisteme drenazhimi, parkime shtesë jashtë resortit si edhe vende parkimi në rrugët e brendshme të resortit.

Afërsia me detin, sipërfaqja e madhe e plazhit para resortit në dispozicion të banorëve dhe pushuesve, mirëmbajtja e ambienteve të përbashkëta nga një kompani e specializuar në treg, siguria 24/7 falë sistemit të monitorimit me kamera dhe roje private janë disa pika të tjera të forta që e bëjnë Green Coast, një resort të ngjashëm me resortet më elitare në botë.

Shëtitorja unike në stilin e saj ofron gjithçka për këdo që kërkon jo vetëm shërbimet e nevojshme të tilla si bare, restorante, supermarket, por edhe argëtim si fusha sportive etj

Foto 7 (1)
Foto 7 (1)

Nazar Beach, është gjithashtu një ndër perlat e resortit, për ata që duan të shijojnë një kuzhinë të pasur dhe kokteile të jashtëzakonshme të përgatitura nga profesionistë, të relaksohen nën rrezet e ngrohta të diellit, zhurmës së dallgëve dhe flladit të detit, por edhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive, ujore, nën-ujore, mundësi të cilat mrekullisht t’i ofron zona e Palasës.

Me kaq shumë mundësi dhe lehtësira të përmendura më sipër, kush nuk do të donte të bëhej pjesë e këtij komuniteti elitar në plazhin më të bukur të Rivierës Shqiptare?

Green Coast Resort ju mirëpret!

—-

Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: info@balfinrealestate.al; +355 698014999.