TIRANË

Kjo është agjencia funerale në Kamëz që u sulmua gjatë natës me armë zjarri. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta për “BalkanWeb”, shenjat e plumbave janë të dukshme mbi derën e objektit, e si një shaka e fatit, edhe pranë arkivoleve.

Dyshohet se agjencia funerale në pronësi të shtetases Emirian Muka u bë gabimisht shënjestra e autorëve, pasi dyshohet se objektivi ka qenë ndërtesa ngjitur, edhe ai një agjenci funerale në pronësi të ish-bashkëshotit të Mukës. Ky i fundit dyshohet se ka konflikte për çështje borxhesh dhe pikërisht ky sulm me armë ka qenë një paralajmërim, por me sa duket nuk shkoi aty ku ishte synimi.

“Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases Emirian Muka, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb