TIRANE

Drejtuesi i “Organizatës Politike” Arlind Qorri tha për “Të Paekspozuarit” se në Shqipëri po vendoset kapitalizmi i oligarkëve, duke marrë parasysh skandalin e kompanisë Danuell Haberman.

Qorri u shpreh se zbulimi i skandalit të Unazës së Re thjesht vërteton se këto skandale ndodhin në Shqipëri.

“Në Shqipëri sot po vendoset kapitalizmi i oligarkëve. Ne i dimë në parim këto gjëra, kjo thjesht na i vërteton që kjo ndodh.

Këtu ka një lloj ortakërie mes oligarkisë ekonomike dhe burokracisë politike. Ajo që tentohet të vendoset në Shqipëri, është vendosja e një kapitalizmi oligarkik.

Këto korporata që duan të kontrollojnë shtetin, dhe këto koncesionet janë thjesht transferimi i parave te këto kompani.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb