Pothuajse çdo muaj një avion i telekomanduar i ri dhe më i avancuar duket se shfaqet me projektim të ri dhe karakteristika të reja të performancës. Në mënyrë të ngjashme, kompanitë e sigurimit po përpiqen të ndjekin këto avancime me kundërmasa për ndalimin e avionëve të telekomanduar, dhe i fundit është SkyWall.

Openworks Engineerin me bazë në MB po ofron një pajisje-e cila duket si një armë nga një skenë e Terminator 2-si një mjet për të neutralizuar avionët e telekomanduar të cilët spiunojnë njerëzit e famshëm, cenojnë sigurinë e zyrtarëve të qeverisë dhe përdoren për të transportuar kontrabandë ilegale. “SkyWall ju jep një barrierë fizike në qiell,” shkruhet në përshkrimin e pajisjes së kompanisë. “Sistemi mund të rimbushet shpejtë, duke lejuar që disa avionë të telekomanduar të ndalohen nga një operator i vetëm.”

Karakteristika më e rëndësishme e SkyWall është se ajo jo vetëm e ndalon një avion të telekomanduar por, sapo e ka kapur avionin e telekomanduar, ajo vendos një mini-parashutë, duke e ulur avionin në tokë pa asnjë dëmtim, duke i lejuar autoriteteve ta mbajnë atë të paprekur për hetimet në vazhdim.

Në aspektin e saktësisë, SkyWall, e cila në thelb është një forme armës si raketë me ajër të ngjeshur, përdor një SmartScope të pajisur me lazer për të marrë objektivin dhe gjuan një predhë inteligjente drejt avionit të telekomanduar. Sapo predha inteligjente arrin avionin e telekomanduar ajo lëshon një rrjetë në momentin e duhur për të ndaluar fluturimin e avionit të telekomanduar.

Pajisja vepron në një hapësirë prej 330 feet, dhe vepron me një nivel të zhurmës që kompania e quan “heshtje në afërsi” dhe mund të rimbushet në vetëm 8 sekonda. OpenWorks tregon se si funksionin pajisja në videon e mëposhtme, shkruan krokodili. E planifikuar për tu demonstruar publikisht javën e ardhshme në Security and Policing Event të Ministrisë së Drejtësisë në MB, kompania shpreson të shohë versionin e parë komercial të prototipit të pajisjes në fund të 2016.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: