Armando Gixari merret prej 7 vitesh me palestër, por prej 4 vitesh ai është instruktor palestre. Ushtrimet fizike kanë qenë gjithmonë pasioni i tij, e kjo dëshirë ka mjaftuar që Armando ta kthejë këtë aktivitet në profesion.

Ai thotë se palestra të krijon një lloj varësie, që tashmë ai ka dëshirë ta ndajë edhe me të tjerët. Ai nuk e shikon palestrën si një profesion fitimprurës, pasi aktualisht është i punësuar në 3,4 punë të tjera.

Por a mund të bëhet gjithkush instruktor palestre? Ja si përgjigjet Armando.
“Shumica në Tiranë shohin në internet dhe mendojnë se janë instruktorë. Një instruktor i mirë duhet të jetë një dietolog i mirë, duhet të jetë një masazhator shumë i mirë, duhet të dijë për muskujt e streçing, duhet të dijë edhe të transmetojë atë që di tek të tjerët”, thotë Armando.

Ai rrëfen se formula magjike për ta çuar deri në fund misionin e palestrës është vullneti. Megjithatë për fillestarët ai sugjeron që aktiviteti i palestrës të jetë 3 herë në javë dhe një orë në ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: