Armando Sadiku nuk po gjen paqe, nuk arrin as këtë sezon të siguroj një vend tek Levante, skuadër e cila ka në pronësi kartonin e tij. Pas një gjysmë sezoni të kaluar tek Luguano në formë huazimi, sulmuesi kuqezi u rikthye tek Levante me shpresën se do të qëndronte në La Liga. Pavarësisht se ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në ligamentet e gjurit, Sadiku nuk ka bindur stafin drejtues të ekipit spanjoll. Në orët e fundit të merkatos, klubi i Levantes ka vendosur të largoj sulmuesin shqiptar, sërish në formë huazimi, këtë herë tek Malaga, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë në Spanjë.

Armando Sadiku
Armando Sadiku

Interesant është formula me të cilën Levante la të lirë Sadikun, një formulë e ngjashme më atë që Icardi kaloi nga Inter tek PSG. Sadiku rinovoi fillimisht kontratën edhe për një tjetër vit me Levantën, deri në vitin 2021, për tu transferuar më pas tek Malaga në formë huazimi më të drejtë blerje për 1 milion euro. Me këtë lëvizje, Levenate ashtu si Inter, shmang largimin e tij me parametra zero.

Keidi Bare
Keidi Bare

Tek Malaga, Sadiku gjen dhe futbollistin tjetër të Kombëtares, Keidi Bare, i cili sipas mediave spanjolle ka pasur një rol përcaktues në këtë transferim. Në garë për të siguruar shërbimet e Sadikut ishte dhe Albacete, ekip ku aktivizohet një tjetër shqiptar, Rey Manaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb