Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e provave të gjetura në lokalin e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, Shkëlqim dhe Florjan Duka. Autoritetet zbuluan se në magazinën e lokalit të vëllezërve Duka janë zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Autoritetet zbuluan se në magazinën e lokalit të vëllezërve Duka janë zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike.
Sipas autoriteteve këto prova dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Policia e Tiranës teksa njoftoi zbardhjen e atentatit, sqaroi se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt pronësie mes biznesmenit dhe 2 vëllezërve. 52-vjeçari kishte planifikuar të ndërtonte një pallat dhe prona ndodhej pranë tokës së 2 vëllezërve dhe pasi palët nuk kishin rënë dakord, mes tyre nisi një konflikt që përfundoi me ekzekutimin e biznesmenit të ndërtimit.
(BalkanWeb)