Albitri polak Szymond Marciniak do të drejtojë ndeshjen mes Armenisë dhe Shqipërisë që do të luhet të dielën më 11 tetor. Takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2016”, do të luhet rreth orës 18:00 në Jarevan.


Sipas portalit “90minut”, në krah të 35-­vjeçarit polak do të jenë Sokolnicki Pali dhe Tomas Listkiewicz. Polaku Szymon është albitër i FIFA­s dhe gjykon ndeshjet e Champions League, shkruan Panorama. Ai mbahet si një nga albitrat më të mirë polak. Ndeshja mes Armenisë dhe Shqipërisë pritet me interes jo vetëm për djemtë e De Biazit por për të gjithë sportëdashësit e Kombëtares, edhe për faktin se ky është takimi i fundit që do të vendosë nëse Shqipëria do të kualifikohet direkt në Kampionatin Europian. Por edhe nëse Shqipëria nuk arrin një rezultat pozitiv në Armeni, mbetet edhe një mundësi e fundit, Play­off-­i i vendeve të treta.


(m.k/BalkanWeb)


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb