Armenia njoftoi të premten se ka njohur shtetin e Palestinës .

“Duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Ministria tha se Armenia më herët ka mbështetur rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës , ku Izraeli ka vrarë më shumë se 37,000 paletinezë që nga tetori i kaluar.

Armenia gjithashtu dënoi sulmet izraelite ndaj infrastrukturës civile dhe dhunën kundër popullatës civile.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb