Telefonata e Presidentit Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin është duke u zhvilluar. Kështu raporton CNN, referuar deklaratës së zv/shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino.
“Presidenti Trump është aktualisht në Zyrën Ovale duke folur me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë që nga ora 10:00 e mëngjesit, sipas orës lokale.
Scavino postoi përsëri në orën 11:32 të mëngjesit dhe tha se telefonata mbetet në vazhdim.
Trump konfirmoi dje, në platformën e tij “Truth Social”, se ai dhe Putin do të flasin për propozimin për një pauzë të përkohshme 30-ditore në luftimet në rajon.
(BalkanWeb)