Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe theksoi se ky është një hap i domosdoshëm në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete, transmeton agjencia e lajmeve Anadolu.
Sanchez në llogarinë e tij në X shprehu shpresën për marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa vuri theksin se kjo duhet t’i japë fund konfliktit, si dhe të sigurojë përmirësimin e situatës së rëndë humanitare në Gaza dhe lirimin e të gjithë të pengjeve.
Ai falënderoi ndërmjetësuesit Katarin, Egjiptin dhe SHBA-në.
“Kjo marrëveshje është jetike për sigurimin e stabilitetit rajonal. Ajo përfaqëson një hap të domosdoshëm në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete dhe një paqe të drejtë që respekton ligjin ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri Sanchez.
Gjatë armëpushimit qindra-mijëra palestinezë janë zhvendosur në shtëpitë e tyre.
Një pikë tjetër kyçe e marrëveshjes përfshin lejimin e futjes së 600 kamionëve me ndihma çdo ditë të armëpushimit në Gaza.
(BalkanWeb)