TIRANE- “Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”. Ky ka qenë një ndër statuset e Ariela Muratitm, 21-vjeçarja që u vra dje nga shoku i saj, vetëm se ajo refuzoi që të lidhje me të. Ngjarja makabre që ndodhi para fakultetit të Mjekësisë, tronditi Tiranën dhe mbarë opinionin publik shqiptar.

Vajza nga Berati, por që jetonte prej vitesh në Zharrëz të Fierit kishte postuar vitin e kaluar një foto në ‘Facebook’ ku shihej duke bërë qitje në një poligon në kryeqytet, ndërsa frikshëm ajo siç duket kishte shkruante fjalët që parashikuan fatin tragjik. Mes komenteve të shumta, e reja shkruan se nuk trembet as nga armët dhe as nga njerëzit.
Statusi
NGJARJA
Krimi i rëndë ndodhi dje rreth orës 15:00 pranë fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Aldisoni Belulaj qëlloi me pesë plumba Ariela Muratin me një pistoletë të llojit “Beretta”. Më pas i riu, student i Infermierisë ka qëlluar edhe veten, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb