Nga Jeremy Bowen, BBC

Në Izrael, vrasja e Hasan Nasrallah do të shihet si një fitore e madhe. Për më shumë se 30 vite ai ka qenë “zemra rrahëse” e Hezbollahut. Me ndihmën e aleatëve të tij të ngushtë në Iran, ai e ktheu Hezbollahun në një forcë luftarake që në vitin 2000 dhe e detyroi Izraelin t’i jepte fund një pushtimi prej 2 dekadash të Libanit Jugor.

Në vitin 2006, ai udhëhoqi Hezbollahun teksa luftonte kundër Izraelit.

Nasrallah ka qenë armiku më i madh i Izraelit. Vitet e fundit, vetëm Yahya Sinwar, organizatori i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023, i është afruar.

Përkundër dëshirës së aleatëve të tij amerikanë, Izraeli e ka nisur luftën ndaj Hezbollahut pas përplasjeve të vazhdueshme kufitare përgjatë një viti.

Në javët e fundit, Izraeli ka aktivizuar një plan lufte për të cilin ka punuar që kur lufta e fundit me Hezbollahun përfundoi në vitin 2006.

Izraeli i ka shkaktuar dëme të mëdha armikut të tij në Liban. Vrasja e liderit të saj është goditja më e madhe nga të gjitha.

Pyetja tani është se si do të përgjigjet Hezbollahu dhe Irani. Ata tani mund të arrijnë në përfundimin se nëse nuk kundërpërgjigjen fort, do të përballen me një humbje strategjike.

Pasiguria dhe rreziku në Lindjen e Mesme është arsyeja pse aleatët perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit u përpoqën të bindin kryeministrin Benjamin Netanyahu të pranojë armëpushim për të krijuar një hapësirë dialoguese diplomatike.

Por tani është tepër vonë për këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb