TIRANE

Një ndër blogeret më të njohura, Armina Mevlani festoi dje 30 vjetorin e lindjes me një super festë që do ta mbajë mend gjatë! Armina ka ndarë një pjesë të atmosferës së ditëlindjes së saj e cila nuk mund të ishte më bukur se kaq.

Ajo është ‘mbuluar’ me buqeta me lule dhe urime zemre. Në një postim blogerja shkruan: ‘Jam falenderuse për çdo ditë të jetës time. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq faleminderit për çdo urim’.

E veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët, Mevlani ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga festa madhështore, mes muzikës, shkëlqimit të fustaneve dhe miqve të shtrenjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: