TIRANE – Ndërsa filmi “50 Hijet e Greit” vijon të gjenerojë çdo ditë debate dhe polemika, për bukuroshen Armina Mevlani romani mbi të cilin është bazuar filmi është komercial dhe i trashë. Aq sa Armina nuk ka marrë mundimin ta lexojë, duke theksuar se nuk i pëlqejnë librat erotik.
“Nuk kam marrë asnjëherë në fakt mundimin të lexoj “50 hijet e Grey” me është dukur tepër komercial dhe shumë i trashë për të humbur kohë me të! Ndoshta më mirë një roman klasik dashurie (nga ata të vjetrit madje) ose ndonjë film të Kubrick tip Eyes Wide Shut në vend të këtij filmi unsure emoticon ! Si mendoni?”, – shkruan Armina në “Facebook”.
Por një foto e publikuar nga vetë bukuroshja në rrjetet sociale tregon se Armina nuk ka lënë pa provuar emocionet që të shkakton leximi i një libri erotik. Ajo është fotografuar teksa lexonte në plazh librin “Femrat” të Charles Bukovskit, një shkrimtar i njohur për romanet e tij me karakter erotik. Megjithatë, Armina deklaroi në atë kohë se leximi i këtij libri nuk ishte një zgjedhje e përshtatshme, sepse nuk ishte në natyrën e saj të lexonte libra aq brutalë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: