TIRANE – Është shkruar shumë nëpër portale e në gazeta se Armina Mevlani është shtatzënë, por a është e vërtetë kjo gjë? Blogerja zbuloi të vërtetën në një lidhje telefonike në “Pop Culture” në Top Channel.

Untitled-4

E pyetur nga Kelvi se a është e vërtetë se ajo është shtatzënë, Armina u përgjigj: “e përgënjeshtroi kategorikisht këtë lajm. Nuk është aspak i vërtetë.

Njerëzit kanë shumë kureshtje që te gjërat personale të shkojnë përtej kufijve, duke përdorur foto nga më të ndryshmet dhe duke i komentuar sipas dëshirave të tyre. Ne do t’i bëjmë gjërat me ngadalë. Unë jam e re dhe shumë e ngarkuar me punë”, tha Armina.

Ai foli edhe për dasmën me Shkëlzen Berishën, duke thënë se nuk do të ketë një ceremoni këtë vit. “Dasma nuk do të organizohet të këtë vit, por do ta bëjmë shumë afër. Përgatitjet kanë filluar. Dasmën do ta bëjmë në Shqipëri, por jam akoma duke i parë gjërat.

Po për dasmën mbretërore të Harry dhe Meghan, çfarë mendon ajo: “Meghan më pëkqen shumë. Por mendoj se futani ishte më i thjesht se ç’duhej. Ishte një fustan jo pranveror dhe shumë i thjesht. Edhe komentet kanë qenë mjaft negative në këtë pjesë. Sigurisht që nuk ishte i shëmtuar, por prisnim diçka më shumë”, thotë Armina.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: