TIRANE-Armina Mevlani ka qenë në qendër të vëmëndjes së shtypit, që prej lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën. Në një intervistë për revistën “Living”, ajo ka rrëfyer bashkëjetesën me djalin e Sali Berishës.
Sipas saj, fakti që janë personazhë publikë, bën që lidhja e tyre të përjetohet me teprime.
Armina thotë se lidhja me Shkëlzenin është duke funksionuar për shkak të komunikimit të shkëlqyer mes tyre.
“Çdo mbrëmje i themi njëri­tjetrit gjithçka që kemi kaluar gjatë ditës; për mua kjo lloj harmonie është më e bukur se çdo gjë tjetër, edhe se vetë pasioni”, thotë ajo.

Armina jeton me Shkëlzenin në vilën e tij luksoze ne periferi të Tiranës, ndërsa në fund ka edhe një mesazh për ish-­bashkëshorten e Zenit, Sadije Berishën. “Unë s’i kam hyrë askujt në pjesë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: