Kushdo që është fans i repit apo thjesht një ndjekës i mirë i lajmeve rozë, nuk i ka shpëtuar fakti që vite më parë, PINT dhe Babastars nuk kishin aspak marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Dy prej grupeve më në zë, me hite që numëronin shifra të frikshme ndenjën vite të tëra pa asnjë kontakt mes tyre.

Në podcast-in “Flet” me Ilnisa Agollin, Mc Kresha është ndalur pikërisht te ky moment. Ai kujton sherrin e më shumë se një dekade më parë dhe zbulon bisedën e fundit me Getoar Selimin. Kresha ka treguar edhe më parë se gjithçka ka qenë thjesht një lojë fëmijësh, por i vjen keq vetëm për diçka.

Sa u përket relatave sot, ai e Lyrical Son si një dyshe e pandarë, kanë marrëdhënie të mira jo vetëm me të, por me të gjithë artistët.

Mc Kresha: Kemi pasur një konflikt me Babastars, me Getin e me djemtë. S’kemi folur me Getin nëse s’gaboj për më shumë se 11 vjet. Edhe kur u takuam së fundmi, po qeshnim i thashë aq shumë seriozisht e kemi marrë këtë sherrin sa s’kemi folur, s’e kemi shfrytëzuar ekonomikisht, e kemi marrë kulturalisht, s’jemi marrë me të në formë biznesi siç ndodhi me Kendrick dhe Drake. Edhe ne si rap artistë nuk nuk mundemi të pëlqehemi nga të gjithhë.

-Keni ndonjë konflikt që nuk është sheshuar ende apo keni paqe me të gjithë?

Mc Kresha: Unë e Festimi kemi paqe me të gjithë. Qëllimi ynë artistikisht ka qenë gjithnjë të tregojmë një pikëpamje, nuk pres të jem i dashur nga të gjithë.

Kujtojmë që Mc Kresha dhe Ghetto Geasy sollën edhe një bashkëpunim me sopranon Inva Mula, të titulluar “Jem njo”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb