Pas valës së gjatë të lëvizjes #metoo Arnold Schwarzenegger ka folur për sjelljet e tij pak të respektueshme në lidhje me femrat në të shkuarën.

’E kam kaluar cakun disa herë dhe kam qenë i pari që kam kërkuar falje. Jam ndjerë keq nëse mendoj se si jam sjellë’, ka deklaruar ai për revistën “Men’s Health”.
Schwarzy, në 2013 deklaroi publikisht që e kishte tradhtuar bashkëshorten dhe kishte një djalë me një grua tjetër.

Pasi u bë guvernator ai u përpoq të pranonte fajet e tij, me një program të dedikuar për të parandaluar dhunën ndaj grave.
’Doja të isha i sigurt që asnjë, përfshirë mua, të mos përsëriste të njëjtat gabime. Ja përse kam organizuar kurse për ngacmimet seksuale, në mënyrë që të kuptoj si nga pikëpamja ligjore ashtu edhe nga mënyra e sjelljes, ‘çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është’, ka shpjeguar ai.

Pavarësisht kësaj aktori nuk e ndryshon qëndrimin e tij prej mashkulli: ’Jam një burrë dhe nuk e ndryshoj pikëpamjen time se cili jam. Nga ana tjetër ka qenë pikërisht pamja ime prej të forti që më ka hapur dyert e suksesit profesional dhe privat”.

Në moshën 71-vjeçare ai nuk resht së kuruari muskujt e tij dhe është gati të na impresionojë sërish me Terminator, në kapitullin e shtatë që do të vijë në kinema në 2019.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb