Edhe pse në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka arritur të nxjerrë në dritën e botimit, librin e tij me titull: “ Eksperiencë për ardhmërinë”.

“Libri im i ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar ish kryeministri Gruevski në Facebook.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevksi u shpall në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e gjeti fajtor për blerjen e paligjshme të një limuzine luksoze dhe e dënuan atë me dy vjet burg, dënim i cili duhet të fillonte më 9 nëntor.

Ai nuk u paraqit për të shlyer dënimin, por u arratis për në Hungari, me ndihmën e diplomatëve hungarezë përmes kufirit shqiptar. Më të mbërritur në Budapest, Gruevksi kërkoi azil politik, kërkesë e cila u miratua menjëherë nga autoritet atje, me argumentin se po persekutohej politikisht në Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb