Në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur një arratisje, e cila ngjan më tepër me skenat e filmave të “Hollivudit”. Mediat fqinje raportojnë se i burgosuri, Fidan Iseni, rreth mesditës së sotme iu ka shpëtuar nga duart dy truprojave dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

Dy truprojat në lagjen “Aerodrom” janë ndaluar për të  konsumuar ushqim dhe në këtë moment, i burgosuri ka shfrytëzuar rastin dhe është larguar.

Sipas INA, Iseni ka qenë i dënuar me shtatë vite e shtatë muaj burgim. Organet kompetente kanë paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj dy truprojave.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb