Me një “dem” të tërbuar si Lautaro dhe me një super Thuram, Inter nuk di të ndalet, thyen pastër 0-2 edhe Lazio-n në transfertë duke e dërguar në plus 4 diferencën me Juven, plus 9 në raport me Milan. Kjo ishte një sfidë e vështirë, të paktën në letër, por zikaltërit e zgjidhën me nga një gol për pjesë. Në minutën e 40-të, Martinez përfitoi nga një gafë e Marusic duke realizuar golin e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, me një zbritje të shpejtë në sulm, Barella dhuroi një asist për Thuram që brenda në zonë nuk fali duke dyfishuar shifrat. Inter nuk e uli ritmin, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Ikën Inter”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë, por nuk është i këtij mendimi trajneri Inzaghi:

3
3

“Jo, nuk ishte një fitore për titull, ishte një fitore e rëndësishme, por mungojnë edhe 22 ndeshje të tjera. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, të luajmë si skuadër”, u shpreh Simone Inzaghi pas ndeshjes.

Martinez
Martinez

Në të njëjtën linjë me trajnerin ishte edhe kapiteni Martinez, argjentinasi pas ndeshjes nuk harroi as të thumbojë Juven, rivalin e tyre kryesor: “Juve është një skuadër me kualitet, me lojtarë me nivel të lartë, shpesh fiton edhe pa luajtur mirë, por janë aty, kjo do të thotë se kanë diçka”, theksoi Martinez, autor i 15 golave në këtë edicion të Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: