SHKUP

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar notë proteste Hungarisë, pas arratisjes së ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski dhe kërkesës së tij për azil në Budapest.

Nota e protestës i është dorëzuar ambasadorit hungarez në Shkup Laslo Duks nga sekretari shtetëror në MPJ Viktor Dimovski.

Viktor Dimovski është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedhë poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.

Ish kryeministri maqedonas është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: