Një makth, më i keqi i mundshëm, nga një iluzion për tu rikthyer në zonën evropiane tek një moment i errët. Kjo është situata që po kalon skuadra e Parma-s, një trashëgimi e mbushur me borxhe e lënë nga presidenca Ghirardi. Presidentit të ri Ermir Kodra, njeriu i Rezart Taçit, i duhet fillimisht të shlyej borxhet, pagat e prapa mbetura të lojtarëve dhe më pas të mendojë për futbollin në fushe. Të ndodhur në një situatë aspak të kënaqshme në tabelën e klasifikimit, ku rrezikojnë rënien në Serie B, merkato e janarit solli dhe një eksod largimesh: Acquah, Cordaz, Ristovski, De Ceglie, Bidaoui, Paletta, Lucas Souza, Rispoli, Pozzi janë 9 lojtarët e larguar nga klubi emiljan. Lojtarët e mbetur kanë vendosur dhe një afat, 16 shkurtit, si ditën në të cilën klubi duhet ti paguajë detyrimet e prapambetura, nëse kjo nuk ndodh atëherë klubi i Parmës do të jetë thjeshtë një kujtim, një humbje e madhe për të gjithë futbollin Italian.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb