ITALI

Prindërit e ish kryeministrit italian Mateo Renzi, Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli janë vënë nën arrest shtëpiak. Urdhëri për kapjen e prindërve të ish-kryeministrit është kryer nga Guardia di Finanza me akuzat  për falimentim dhe faturim të rremë, shkruan Corriere della sera. Të dy akuzohen se kanë shkaktuar falimentimin e tre kompanive pas zbrazjes së arkave, duke marrë në mënyrë të paligjshme disa miliona euro.

Të tre kompanitë janë të lidhura me “Eventi 6”, ndërkohë që kompania familjare tashmë përfundoi nën hetim për zhdukjen e fondeve. Gian Franco Massone, nënkryetar i një prej kompanive, gjithashtu u arrestua me ta.

Kompanitë e çiftit Renzi  u kontrolluan gjatë disa muajve të fundit dhe materialet e sekuestruara – libra kontabël, fatura, kontrata – do të vërtetonin hipotezën akuzuese duke bindur gjykatësit dhe duke kërkuar arrestimin e bashkëshortëve Renzi nga frika e prishjes së provave, por edhe për përsëritjen e krimit. Gjykatësi gjeti dyshimin se kooperativat “nuk kryejnë asnjë veprimtari, por shërbejnë si mbulim për të kryer veprimtari të tjera”.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb