TIRANË- Kreu i selisë blu, Lulzim Basha tha se po pengohen hetimet për kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe për këtë po shpenzohen miliona për fshehjen e fletë-arresteve.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pohoi para mediave se Kuvendi nuk iu shërben qytetarëve, por Edi Ramës dhe grupeve kriminale  të lidhura me të. Ai komentoi edhe arrestimet e fundit të kryera nga Policia e Shtetit.

Shefi i PD-së shtoi se ky ishte një operacion për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe për të shpëtuar peshqit e mëdhenj. Sipas tij, peshku më i madh është kreu i Bashkisë së Durrësit , Vangjush Dako.

Pse jeni të sigurt që ka fletë arrest për Dakon?

“Mos të merremi edhe njëherë me këtë, por me thelbin. Dako figuron prej dy vitesh si personat kyç të bashkëpunimit me Avdyulajt, ku në mbështetje për të siguruar votat, iu ofronte atyre favore në punësime. Qëndrimi i opozitës është i qartë dhe unik. Nuk mund të pranojmë  me që qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare për t’u hedhur  hi syve. Sepse janë arrestuar disa peshq të vegjël. Ky aksion është për të larguar vëmendje ndaj peshqve të mëdhenj, peshk i madh është Vangjush Dakon. Pyetja  është se kush nuk lejon arrestimin e Dakos? Sa para po shpenzohen për ta mbrojtura atë?. Po jepen  miliona për të hequr fletë-arrestet”, tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb