POGRADEC

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka denoncuar ndalimin nga policia të punonjësve të administratës së bashkisë. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra shprehet se bashkia e Pogradecit ka bërë thirrje për arrestimin e personave, të cilët në mëngjesin e sotëm kanë shkatërruar në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë.

Në orët e para të mëngjesit janë shoqëruar në polici dy punonjës të bashkisë në Pogradec pasi u kapën në flagrancë duke mbyllur dyert e shkollave me çelës. Ai e konsideron arrestimin punonjësve si të bashkisë si të paligjshëm.

“Dje më datë 28.06.2019 forcat e Policisë të Shtetit, të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë arrestuar padrejtësisht punonjës të Administratës të Bashkisë, të cilët ishin në zbatim të plotë të ligjit dhe të detyrës të tyre funksionale. Bashkia Pogradec dënon këtë akt të turpshëm, i cili sjell në mëndjen e çdo qytetari, masat e patetike të regjimit komunist, duke dashur të përcjellë frikë dhe kërcënim ndaj banorëve të Bashkisë Pogradec.

I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë, pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni.

Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile Gjithashtu denoncojmë dhe kërkojmë masa të mënjehershme për arrestimin e personave, të cilët nga mengjësi i sotem po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë . Bashkia Pogradec është në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës si dhe në zbatim të plotë të Dekretit të Presidentit të Republikës.- theksoi Eduar Kapri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb