TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pyet Ministrinë e Brendshme nëse ka ndonjë fjalë për të thënë për të arrestuarit e muajit të fundit që liroi gjykata.

Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se arrestimet ishin të paligjshme dhe akuzat të pambështetura në prova.

POSTIMI I PLOTË
A ka ndonjë fjalë për të thënë Ministria e Brendshme për të gjithë të arrestuarit e muajit të fundit që i liroi gjykata?
I liroi si arrestime të paligjshme dhe me akuza të pambështetura në prova.
Ku shkuan gjithë ato deklarata pompoze se arrestuan dhunues, zjarrvënës, pengues, goditës të rendit e të policisë?!
A kanë një ndjesë për të kërkuar të paktën?!
Akoma nuk e kanë kuptuar se nuk mbahet pushteti me arrestime politike?!

Manjani Fb
Manjani Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb