Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Mitrovicës, ku u arrestuan disa persona në lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviçit.

Maja Kocijançiç pohoi se BE është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e sotme në Kosovë dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me palë të ndryshme.

“Të gjitha institucionet përgjegjëse në Kosovë duhet të ketë qëndrojnë tek rregulla e ligjit. Presim që organet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që fajtorët e krimit t’i sjellë pranë gjyqit dhe pa humbur kohë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb