Në një reagim në Facebook, Endri Hasa ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit si edhe aksionin e SPAK. Hasa thotë se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk reshtën së denoncuari korrupsionin e qeverisë Rama.

Gjithashtu në “Facebook”, Hasa ka publikuar edhe reagimet e bëra nga Basha në janar të 2016 ku denonconte korrupsionin lidhur me inceneratorët dhe koncensionin e sterilizimit.

Reagimi nga Endri Hasa:

Disa nuk donin të dëgjonin, disa bënin sikur nuk dëgjonin, disa mundoheshin ti fshihnin me çdo kusht denoncimet sepse e kishin nga halli vet si bashkëfajtorë.

Por Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk u ndalën kurrë në denoncimin sistematik të krimit dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe Rilindjes.

Çdo ditë që ka kaluar, dhe koha gjithmonë e më shumë ka treguar sa e drejtë ka qenë kjo betejë.

Janar 2016 një nga qindra herët kur Basha fliste për korrupsionin me inceneratoret e peshkaqenit Ahmetaj dhe Sterilizimin e Ilir Rrapajt me shokë.

Prisni miq, do duhet pak durim por të jeni të sigurtë që shumë të tjerë do pasojnë dhe çdo ditë e më shumë do të kuptoni kush ishte dhe kush është në anën e drejtë

Lidhur me këtë situatë nuk ka munguar as reagimi i deputetes Orjola Pampuri, e cila thotë gjithashtu se PD kurrë nuk ka reshtur së denoncuari korrupsionin.

Postimi i plotë:

Denoncimet e Partise Demokratike, per koncensionin e sterilizimit, tre vite me pare.

Sa here denonconim mungese medikamentesh, tendera fiktive, apo koncensione korruptive, dilte partia ne pushtet dhe i hidhte poshte, duke i thene bashkepunetoreve ne korrupsion; vazhdoni ju se ju mbrojme ne. Mesa duket ketij pakti po i vjen fundi. Koncensionit te sterilizimit i doli boja.

Vijojme me koncensionin e radhes te denoncuar nga Partia Demokratike, njekohesisht me inceneratoret, kullat dhe fondet qe jane shperndare ne menyre abuzive. SPAK te vijoje punen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb