AMP ka dhënë detaje në lidhje me arrestimet për sherrin masiv të ndodhur në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Burime për Balkanweb bëjnë me dije se policët e arrestuar janë Alvaro Sulejmani, Inklid Sulejmani, Mihal Sulejmani, Ergis Sulejmani. Shtetasit e arrestuar janë Kejvi Sulejmani, Shemsho Sulejmani, Delars Duka, si dhe Kejvi Sulejmani.

Enea dhe Albion Nexhipi u proceduan në gjendje të lirë. Dy të fundit janë dhunuar.

Njoftimi i AMP:

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit.

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave  dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Punonjësit e policisë:

  1. Alvaro Sulejmani, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
  2. Inklid Sulejmani, me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
  3. Mihal Sulejmani, student në Akademinë e Sigurisë
  4. Ergis Sulejmani, me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë

Shtetasit:

  1. Kejvi Sulejmani
  2. Shemsho Sulejmani
  3. Delars Duka
  4. Kejvi Sulejmani

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit Enea Nexhipi dhe A. Nexhipi.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit Igli Duka dhe Beqir Çoçka.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Sarande2
Sarande2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: