TIRANË- Stina e arrestimeve. Kjo është tema e debateve në emisionin e sotëm “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në News24. Diskutimet janë mes deputetëve Ermonela Felaj, Flamur Noka si dhe gazetarëve Artan Hoxha dhe Armand Bajrami.

Duke iu referuar arrestimeve të ish-zyrtarëve të LSI dhe të PD, deputetja Felaj deklaroi se nga ana e PS-së ishte paralajmëruar mënyra se si LSI e kishte konsideruar pushtetin, si një tepsi. Pyetjes nëse janë peshq të mëdhenj apo cironka ajo tha se janë zyrtarë të lartë që gëzojnë mbështetje, duke kujtuar reagimin e eksponentëve të LSI.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së Flamur Noka tha se këto arrestime kujtojnë aksionin me goditje të përqendruar dhe të shirje-korrjes. Duke i cilësuar bufonada dhe shoë, Noka tha se peshq të mëdhenj janë njerëz të tjerë, ndërsa përmendi Tahirin, Balilin, Habilajt.

DEBATET
Filloi stina e arrestimeve?
Felaj: E rëndësishme që të korruptuarit dhe çdo shkelës ligji të goditen. Të vihen para gjykatës dhe gjykata dhe prokuroria të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar nga politika. Edhe në fushatën zgjedhore ne e paralajmëruam mënyrën se si LSI e ka konsideruar pushtetin, si një tepsi. Për 4 vjet pushteti është parë i tillë. Shpërdorimet e ndodhura, jashtëzakonisht të mëdha. Rruga Elbasan-Gjinar daton që nga viti 2008 dhe atje nuk ka rrugë dhe Elbasan-Tiranë e papërfunduar. Shkeljet financiare në vlera shumë të larta. 5 mld lekë të shkuara dëm për rrugën Elbasan-Gjinar dhe e njëjta për rrugën Tiranë-Elbasan ku dëmi llogaritet 54 mln euro. Ata janë zyrtarë të lartë dhe që gëzojnë mbështetje. E patë reagimin e gjithë partisë. Është për të ardhur keq, është e paprecedentë, që një forcë politike të përfshihet në luftë kundër një prokurorie.

Kur do jenë rezultatet e para?
Këtë prononcim mund ta bëjë trupa e vettingut. Ngjarjet e fundit tregojnë sa e bashkuar është opozita. Me sa di nuk janë ndjerë.

Noka: Zonja hallin dhe mendjen tek tepsia e kishte dhe sot e shqetësuar shumë që dikush në mandatin e kaluar iu kishte hyrë në pjesë dhe sot të lumtur që e kanë tepsinë për vete dhe do çojnë në burg ndonjë që është afruar tek tepsia. Nuk i bëj komente blofeve politike. Ka një gjë që është thelbësore. Nga njëra anë mundohet të thotë që prokuroria nuk duhet sulmuar dhe nga ana tjetër sapo komentoi vendimin e prokurorisë.

Felaj: Vendimin që merrte të pandehur Lulzim Bashën. Është citim i fakteve të vërteta. Debati është për çështje.

Noka: Të flas unë njëherë pastaj ke radhën ti. Po qe se sot flitet për peshq të mëdhenj, dihen kush janë. Arrestimet e sotme janë arrestime cironkash. I quaj bufonada. Kanë një zakon këta drejtësia e rilindjes, bëjnë drejtësi me fushata. Dikur kishte aksion korrje-shirje, aksion me goditje të përqendruar. Kështu po bëhet. Bëj një aksion për qarkullimin rrugor, mijëra gjoba, pastaj katastrofë. Bëhet aksion dhe arrestohen disa njerëz.

Çfarë është Andi Toma? Peshk? Duan të bëjnë show. Do ta vërtetoni që kjo është bufonadë. Si mund t’i tregosh shqiptarëve që po lufton korrupsionin kur e ke Saimir Tahirin duke livadhisur. Kur gjithë shqiptarët e duan para drejtësisë. Ilir Beqja ka dhënë qindra mijëra euro koncesione, e ke të lirë. Ke Damian Gjiknurin me në krye Edi Ramën që u përfshinë tek afera e CEZ bashkë me ish-eurokomisionerin Fyle. Si mund të flasësh për ligj në këtë vend, kur ke Habilaj dhe Balilaj që shëtis për 4 vjet në shtetin e këtyre dhe asnjë nuk është para drejtësisë. Çfarë ekzekutivi më flet zonja mua. Në 5 vjet sa dosje për korrupsion ka depozituar policia e Shtetit në Prokurori. Më thoni dhe një të vetme që policia ka dorëzuar pranë prokurorisë. Unë po ju them që të gjitha këto janë aksion me goditje të përqendruar për të realizuar planin korrje-shirje.
PD ka një qëndrim të qartë, ligji dhe vetëm ligji duhet të prevalojë. Andi Toma ka 4-5 vjet që nuk është në detyrë.

Armand Bajramaj: Andi Thoma nuk mund të konsiderohet si një peshk i vogël. Problem në Shqipëri është mënyra se si ecën hetimi. Hetime ka pasur dhe askush nga këto nuk është finalizuar. Edhe peshqit e mëdhenj të botës së krimit kanë mundur në mos ta çajnë rrjetën që në fillim, në shkallë tjetër kanë fituar lirinë.

Noka: Doni peshq të mëdhenj. Merrni dhe shikoni 5 buxhete në 5 vjet rilindje. Përveç disa lajle lule…
Felaj: 5 buxhete për të larguar Shqipërinë nga epoka e katundeve
Noka: Nuk merr vesh nga epoka, por pusho.
Felaj: Kukësi Flamur, Kukësi
Noka: E lashe yll bote dhe e keni bërë si Kandahar, nuk i di ato ti. Janë 5 buxhete, minimalisht nga 5 mld, 25 mld. Janë vetëm 1 mld vlera e këtyre fasadave. Më gjej zonja ku kanë shkuar.
Vasili: Ju keni akuzuar kështu për 20 vjet.
Noka: Koncesionin e kanë tjetërsuar. Si koncept modern është që i jep një të drejtë një grupi biznesmenësh të investojnë dhe të nxjerrin fitime. Koncesionin e bënë kështu, krijuan një kioskë dhe jepi 300 mln euro investim. Jepja paradhënie nga buxheti. Fut mjekët të plotësojnë receta.
Koncesioni si koncept është zbatuar në mënyrë perfektë në kohën tonë. Jepej mudnësia për të investuar. Habilaj i kapi Italia se për ju do ishin kolegë.
Hoxhaj: Balili, po mbyllet çështja.
Noka: Thotë ministri fituam luftën kundër drogës, si e fituat kur nuk ke asnjë të arrestuar.
Felaj: Sigurisht e kemi fituar. Sot s’ka asnjë parcelë me kanabis.
Noka: Të gjithë në rrjetë keni për të rënë.
Noka: Askush dhe as unë që kam qenë ministër i brendshëm nuk mund të marrë përsipër të bëjë avokatin e shpërdorimit. Çështja u ngrit për peshqit e mëdhenj. Unë denoncova mënyrën kriminale të arrestimit të Andi Tomës. Historikisht në këtë vend janë arrestuar drejtorë, zv.ministra por askush nuk e ka quajtur gjueti peshqish. 2 mld është abuzimi nga qeveria e zonjës, raporti i KLSH-së. Këtu pra fshihen peshqit e mëdhenj. Ndaj përmenda koncesionet. Janë 5 buxhete që janë zhdukur, për të bërë ato lajle-lule. Kur fillon të zbatohet ligji me sezone gjueti janë bufonada. Kanë dosje gjigande në prokurori që flenë. Nuk anatemoj.
Felaj: Jemi deputetë, nuk duhet të mbrojmë asnjë. Për derisa e kemi pranuar se ka prokurori, të lëmë prokurorinë të bëjë punën e saj.
Noka: Pse nuk shkojnë tek Saimir Tahiri, sepse iu kërciti dhëmbët. Tha do shkoj tek cepi më i largët dhe pastaj do fillojmë. Nga ai moment Rama, nga dru i shtrembër u bë mburojë për të mos e lënë shtrëngatën e drejtësisë ta marrë.
Felaj: Ke parë të sulmojmë prokurorinë.
Noka: Kryeministri yt s’ka lënë gjë pa thënë për prokurorë e gjyqtarë. Ke konflikt interesi se e ke shoqe, e ke vërtetuar me mesazhe me tët shoq.
Felaj: E ke harruar misionin tënd në PD dhe si deputet. S’kam ardhur për të folur më ty si deputet… Gjumi do t’u prishet shumë shpejt këto ditë dhe shumë shpesh. Ka ardhur momenti që njerëzit e ndershëm brenda sistemit të marrin kurajë. Zonja që është caktuar, është caktuar tërësisht ligjit kushtetues.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb