TIRANË

Pas goditjes së katër grupeve kriminale dhe arrestimin e 27 personave në bashkëpunim me Italinë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.


I pari i ministrisë së Brendshme shkruan mes tjerash se operacioni për shkatërrimin e grupeve të strukturuara kriminale është një tregues i qartë se Italia dhe Shqipëria do të çmontojnë me “themel” raste të tilla.


Pas dy vitesh hetime intensive  nga të dyja anët e Adriatikut u bë e mundur arrestimi i 27  trafikantëve, mes tyre 21 shqiptarë dhe 6 shtetas të tjerë italianë.


“Një tjetër goditje e  rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë.Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të të dy vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar. Operacioni vazhdon…🇦🇱👮‍♂🇮🇹”, shkruan Lleshaj.

Përmes një video konference, vetë prokurori i antimafias italiane De Raho pohoi se këto grupe kriminale bazën e kishin në Lece dhe sasinë e drogës e shpërndanin në vendet europiane.

(n.m/BalkanWeb)