Policia e Shtetit ka reagur lidhur me arrestim e Astri Avdylajt mesditën e së shtunës.

Sipas komunikatës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, operacioni ka qenë një bashkëpunim mes forcave operacionale, Policia kriminale dhe Renea.

Në momentin e arrestimit, policia thotë se Avdylit i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Astrit Avdyli ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘’Revansh’.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/ Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”.

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurisë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni “Revanshi” vijon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb