TIRANË

Pas megaoperacionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ku u arrestuan 32 persona që mashtronin qytetarët, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.  Ai e ka cilësuar  aksionin si një goditje të fortë kundër krimit të organizuar.

I pari i ministrisë së Brendshëm përmes një posti në rrjetin social “Twitter” shkruan mes tjerash se lufta kundër krimit do të jetë misioni kryesor për të ardhmen e Shqipërisë.

“Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar. Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, shkruan Lleshaj.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb