Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

LSI shprehet se Mamami nuk ka qenë asnjëherë kryetar i kësaj partie në Gjirokastër. Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, të tilla lajme janë fake dhe shpërndahen nga Rilindja.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kjo forcë politike po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake news bajat dhe i sajuar.

LSI deklaron se Rilindja shpërndan të tilla fake news, me qëllim që të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga skandalet qeveritare dhe zyrtarët e korruputuar e inkriminuar të qeverisë.

Reagimi i LSI-së:

-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk është aktualisht kryetar i LSI në Gjirokastër.

– LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake neës bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

– LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb