TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas arrestimit të supergrabitësve të cilët mundën të grabisin rreth një vit më parë një argjendari në një qendër tregtare falë veshjes si babagjyshë.

Teksa përgëzon policinë, Rama shkruan se ka ikur koha e të ikurve në drejtim të paditur.

“Përgëzime policisë për arrestimin e grabitësve që morën famë si “babagjyshat e Vitit të Ri”. Po ikën koha e të ikurve në drejtim të paditur”, shkruan Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: