TIRANE

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka komentuar arrestimin e Klement Balilit. Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se arrestimi i Balilit, është një hap në luftën kundër bandave dhe krimit të organizuar.

“Fakti që Klement Balili është në burg përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”, është shprehur ai në Twitter.

Kelment Balili, një prej emrave më të shumëpërfolur i botës së krimit, u vetëdorëzua mëngjesin e së martës, duke i dhënë fund arratisë 2-vjecare.
Burimet thanë se ish drejtori i transportit rrugor në jug të vendit, u dorëzua pas negociatave 3 mujore me Policinë e Shtetit, e cila më herët dështoi në të paktën 13 operacione të zhvilluara për kapjen e tij.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb