Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi arrestimin e Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë. Bashkë me Beqajn janë arrestuar Ermal Kurtullaj dhe Alfred Nikolla, ndërkohë që janë dhënë edhe 4 masa sigurie më të buta, për persona të tjerë të përfshirë në një skemë të vjedhjes së fondeve të BE-së, përmes SASPAC, organizëm i drejtuar nga Beqaj.

Publicisti Fatos Lubonja tha se ka dy gjëra: njëra është se çfarë ka ndodhur, hetimi që i takon gazetarisë investigative dhe jam i prirur të besoj se këto gjëra që kanë ndodhur është shumë e rëndë. Lubonja tha se është e njëjta skemë e grabitjes së parave, në rastin konkret jo të shqiptarëve, por të europianëve.

Lubonja tha se i bën përshtypje siguria që kanë për realizimin e grabitjes, kush ua jep këtë siguri, Edi Rama, apo mendojnë se kështu bëjnë të gjithë dhe s’na gjen gjë neve.

“Beqaj ishte i mbrojtur nga Edi Rama në rastin e sterilizimit, madje SPAK nuk e kishte përfshirë, ndërsa gjyqtari i GJKKO-së kërkoi të hetohej. Ka dy grupime në SPAK që njëri e mbron dhe tjetri e sulmon, apo janë ndërkombëtarët si aktorë, që nuk të falin kur vjedh paratë e taksapaguesve të tyre”, tha Lubonja. Ai tha se është një arrestim i rëndësishëm, por sërisht dalin pyetje. “Jemi ende në episodet e serialit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb