Zbardhen detaje nga arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një dalje live për News24, gazetarja Klodiana Lala, e cila dha ekskluzivisht dhe lajmin e arrestimit, bëri me dije se arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, mëngjesin e sotëm.

Deri në këto momentet SASPAC nuk ka preferuar që të japë sqarime për këtë ngjarje. Beqaj dyshohet për abuzime me fondet e SASPAC. Pak muaj më parë në banesën e zotit Beqaj dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë, iu ushtruan kontrolle. Bëhet fjalë për disa fondet të SASPAC. Ai akuzohet se bashkë me Ermal Kurtulaj, ka dyshime se ka abuzuar me fondet, pasi agjencitë i orientonte drejt lokalit të tij. Po ashtu ka dyshime se bashkëpunonte me restorante apo dhe agjenci dhe OJF, për interesa personale. Prokuroria kërkoi masën ‘arrest me burg’, masë që u ekzekutua nga policia mëngjesin e sotëm.

Bashkë me Beqajn u arrestuan dhe dy të tjerë. Një prej tyre, është Ermal Kurtulaj, financieri i zotit Beqaj. Ai përdoret dhe automjetin e zotit Kurtulaj për t’u paraqitur në SPAK. Kurtulaj është personi që ka firmosur shumë dokumente në emër të Beqajt. Ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i personit tjetër të arrestuar bashkë me Beqajn dhe Kurtulajn.

Hetimet për sterilizimin
Çështje për të cilën zoti Beqaj është arrestuar ka të bëjë me fondet e BE, që lidhen me SASPAK. Ndërkohë, çështja e Sterilizimit është duke u hetuar. Zoti Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për çështjen e sterilizimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: