Sekretari Organizativ në PD për Tiranën Klevis Balliu deklaroi sot se rasti Çyrbja hodhi poshtë justifikimin e përgjesisë personale.
Në një reagim pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së Jurgis Cyrbja, Balliu shkruan se nëse favorizon krimin ngjitesh lart në listë.
“Vetëm kryetari i partisë ka fuqinë të ndryshojë numrin në listën e deputeteve!
Rasti Çyrbja hodhi poshtë justifikimin e përgjesisë personale.
Me këtë provë të këtij krimi zgjedhor u vërtetua se Edi Rama është afërmendsh i lidhur me krimin.
Nëse favorizon krimin ngjitesh lart në listë.
Altin Hajri qartazi paskërka patur më shumë lidhje dhe marrëdhënie me Ramën se vet Çyrbja.
Me këtë rast zgjedhjet patjetër që kanë rënë, dhe per rrjedhojë kjo qeveri nuk mund të organizojë zgjedhje te lira.
Nga miqtë tanë ndërkombëtar, shpresoj dhe uroj, që të ketë sot një reagim më të fortë për djegien e demokracisë se djegia e karrigeve.
Qeveria teknike është sot një detyrim jetik, nuk ka asnje justifikim, asnjë argumet të mbetur me nga kjo mazhorance e cila i shiti Shqiperin krimit”, deklaroi Balliu.