Plarent Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, duke theksuar se PS nuk ka atakuar drejtësinë.

Në një intervistë për Programin e Drekës në News 24, ai ka sqaruar se PS ka kritikuar sistemin e drejtësisë, por ka kërkuar standarde dhe jo goditje ndaj institucioneve. Ndreca shtoi se në rastin e arrestimit të Veliajt, masa e sigurisë ishte e ashpër dhe e konsideroi ngjarjen si të beftë dhe tronditëse politikisht. Ai theksoi se arrestimi i Veliajt ka një kosto për Partinë Socialiste, por beson se partia mund ta rikuperojë këtë goditje.

Plarent Ndreca: Ne nuk kemi atakuar për asnjë moment drejtësinë. Ne thamë disa kritika dhe shtuam se sistemi i drejtësisë duhet të ketë standarde. Ne folëm për standarde, nuk goditëm drejtësinë. Jemi ndryshe nga opozita, që vetëm baltos drejtësinë e re. Në gjykimin edhe tim personal dhe ato që ka thënë kryeministri, kishte teprim në një propacionalitetin e marrjes së masës së sigurisë. Në proporcionalitetin e marrjes së masës së sigurisë unë besoj se është marrë masë e ashpër. Për ne, arrestimi i Veliajt ishte i beftë dhe tronditës nga pikëpamja politike, është ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe prodhon kosto për Partinë Socialiste. Ne zgjedhim shtet-formimin, edhe me kosto për partinë. Partia është instrument për t’ju shërbyer shqiptarëve. Ishte goditje në kuptimin politik, por besoj se PS mund ta rikuperojë këtë goditje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb