Deputetja e PD, Albana Vokshi, e ftuar në studion e “Kjo Javë” në Neës24 ka deklaruar se gjatë takimeve të delegacioneve të PD me përfaqësues ndërkombëtarë, këta të fundit janë shprehur të befasuar në lidhje me arrestimin e Ervin Salianjit.
Vokshi theksoi se dënimi i Salianjit është një rast domethënës për opozitën.
Sipas saj, ndërkombëtarët me të cilët janë takuar delegacionet e PD-së janë shprehur të befasuar nga situata.
“Rasti i Salianjit është shumë domethënës. Sot është dënuar një nënkryetar i PD vetëm sepse denoncoi vëllanë e ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafik droge. Të gjithë kanë mbetur të befasuar sepse ndërkombëtarët mendojnë se Shqipëria është një vend me zhvillim e turizëm dhe nuk e dinë se opozita po persekutohet”, u shpreh ajo.