TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka përgëzuar punën e strukturave të policisë së Fierit, pas kapjes në kohë rekord të 3 autoreve të grabitjes me armë në një pikë këmbimi valutor, ku mbetën të plagosur dy persona. Përmes një deklarate, Ardi Veliu shprehet se reagimi në kohë i policisë së Fierit rrit besimin e qytetarëve dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Deklarata:

Vlerësim dhe inkurajim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor.
Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit.
Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Shërim të shpejtë dy te plagosurve!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: