Arrestimi i Ilir Metës, ish-President i Republikës, me urdhër të SPAK është diskutuar në emisionin “Open” në News24. Janë 3 akuza që rëndojnë mbi Ilir Metën dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Ish-ambasadori Agim Nesho, zv. Kryetar i PL-së, e konsideroi një akt të urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama, arrestimin e Ilir Metës. Nesho e cilësoi Ramën si kreun e meduzës dhe tha se ky ishte një paralajmërim i qartë për të gjithë opozitën. Nesho tha se ky ishte një skandal.

Silvana Caka, zv. Sekretare e Përgjithshme e PL-së, e cilësoi si një akt të pastër terrorist. Caka tha se Meta ka qenë ndoshta zyrtari më i sulmuar në çdo funksion që ka mbajtur. Ajo solli në vëmendje inskenimin që iu bë gjatë kohës kur ishte Kryetar i Kuvendit, kur u akuzua për një atentat ndaj një deputeti. Ajo tha se gjatë kohës që ishte President gjithashtu u sulmua, ndërsa fitoi 5-0 në Venecia.
“Është një hakmarrje personale dhe e inskenuar. Pasi la zyrën e Presidentit të Republikës, ai u akuzua si “bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit”.

Referuar momentit të arrestimit, Caka tha se çfarë do të ndodhte nëse ish-Presidenti do të shoqërohej nga Garda e Republikës. “Të jeni të sigurtë se do të thonin Ilir Meta dhe truprojet e tij qëlluan ndaj Policisë, pasi ato nuk u shfaqën as si policë, por si rrëmbyes”, tha Caka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb