Deputeti, Tritan Shehu ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Shehu shkruan se opozita po burgoset nga regjimi dhe se ky është një skenar i lexueshëm ku qëllimi është i qartë, ai i burgosjes së opozitës, eliminimet dhe vendosjes së sistemit diktatorial.

Më tej Shehu shkruan se Meta është arrestuar me dhunë dhe ky është veprim i turpshëm.

Tritan Shehu:

Rregjimi po burgos opoziten!

Nje teatralitet i rendomte e artificial po luhet nga nje drejtesi politike!

Nje skenar pa asnje fantazi e krejt i lexueshem ky!

Qellimi, burgosja e opozites, eliminimi i saj, vendosja e sistemit diktatorial.

Ndersa rregjimi eshte perfshire nga nje korrupsion galopant ne aktivitet, aktual.

Arestohet opozita, qe nuk qeveris prej mbi 10 vitesh.

Mbahet i izoluar Berisha per nje vendim kolegjial te Qeverise, ne perputhje me programin e PD e te saj.

Sot arestohet Meta!!

Me shume dhune, teatralitet forcash e menyrash.

Sikur arrestuan nje bandit e kriminel te armatosur.

Turp per kete shtet.

Kur ne demokraci prevalon presumimi i pafajesise, deri ne nje vendim te formes se prere.

Dominon e drejta e gjykimit ne Liri.

Por gabojne rende.

Askush nuk do te mund te asgjesoje opoziten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb