TIRANE– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar absurd krahasimin që bëri kryeministri Edi Rama për kërkesën e arrestimit të Saimir Tahirit me atë të ish-liderit historik të PS-së, Fatos Nanos në vitin 1992.

Në një intervistë për Intv, Kryemadhi theksoi se këto dy çështje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi akuzat janë të ndryshme. Ajo tha se Nano u arrestua për tregti lëngje frutash për fëmijët, ndërsa Tahiri për trafik droge narkotike.

“Ka një ndryshim të madh sepse Nano u arrestua për amita, ca lëngje frutash për kalamaj, kurse ky për kanabis. Kështu i bie. Jo ishte. Do që ta minimizojë, ta politizojë dhe ta quajë si një çështje të politikës. Por Saimir Tahiri nuk është kryetar i PS-së, nëse do ishte Rama atëherë…”, tha Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb