Në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, i cili nga hetimet e drejtësisë rezultoi se ka bashkëpunuar me grupet kriminale që të ishte në listën e sigurt për zgjedhjet parlamentare.

Për kreun e qeverisë, këto janë broçkulla, ndërsa u shpreh se ndihet i lehtësuar kur eksponentë të PS zbulohen se kanë bërë zullume dhe me ta merret drejtësia.

“Nuk është bërë hetim i treti apo i pesti. Këto janë broçkulla. Nuk është aspak e pamundur që në një vend se i yni njerëzit të dinë diçka paraprakisht dhe të fillojnë ta përdorin. Ai është subjekt sot i drejtësisë për një temë që e ka sqaruar vetë organi që ka vepruar ndaj tij. Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet. Unë ndihem i lehtësuar kur dikush që ka marrë mandat nga PS, dikush që ka marrë besim nga unë e ka shpërdoruar dhe ekspozohet nga drejtësia. Unë ndihem i lehtësuar. Përzgjedhja e njerëzve bëhet edhe mbi bazën e atyre që di. Në rrugën e jetës shumë njerëz rrugës, devijojnë, bien në gracën e përfitimit të paligjshëm dhe ka një sistem që i ndëshkon. Të të them që edhe kur larg qoftë je në familje mund të ndodhë që fëmija të dalë nga shinat”, tha Rama në Opinion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb