Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish sot në serinë “Sy m’sy” në lidhje e arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

“Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk ka prova për të kërkuar burgosjen e tij. I pandehuri është dikush për të cilin prokurori kërkon burg sepse ka prova dhe duhet të nisë gjyqi.

A e dini që kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur? Pra edhe vetë prokurori nuk kërkoj nisjen e gjyqit sepse nuk ka prova, por dyshime bazuar në prova të pamjaftueshme, këtë tregon statusi i Veliajt sot”, tha ai.

(BaklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb