Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka deklaruar se arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë është hapur në shkelje të ligjit është pasqyruar në mediat e huaja si një rast skandaloz.

Në një postim në Facebook, Xhixho shkruan se sipas Freedom House, korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, është i përhapur në Shqipëri dhe gjykatat janë shpesh nën presion dhe ndikim politik, ndërkohë që procesi i rregullt zbatohet në mënyrë jokonsistente.

Postimi:

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer drejtësinë në armë, duke e përdorur ndaj kundërshtarëve politikë.
Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë hapur në shkelje të ligjit është pasqyruar në mediat e huaja si një rast skandaloz.
Në mënyrë të veçantë, Fox Neës thekson:
Autoritarizmi i Edi Ramës, njësoj si ai i Vuçiçit në Serbi, shkon përkundër përpjekjeve të tyre për të mbajtur marrëdhënie të mira me Perëndimin e për të çuar përpara integrimin e vendit.
Korrupsioni i shtrirë në çdo degë të pushtetit të uzurpuar nga Edi Rama është më i madh se kudo tjetër te sistemi i drejtësisë, i cili është kthyer në vegël të përpjekjeve të tij për të goditur rivalët.
Arrestimi i ish-presidentit të Shqipërisë tregon se qeverisja e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, po merr gjithnjë e më shumë një prirje autoritare. Pa dashur të paragjykoj vendimin e gjykatës, akuzat dhe momenti i arrestimit janë të dyshimta dhe mund të tregojnë se Rama po përdor forcat e rendit për të goditur kundërshtarët e tij politikë
Korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, është i përhapur në Shqipëri dhe gjykatat janë shpesh nën presion dhe ndikim politik, ndërkohë që procesi i rregullt zbatohet në mënyrë jokonsistente, sipas Freedom House.
Goditja e kundërshtarëve politikë përmes sistemit që Rama kontrollon është në fakt goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe vetë sovranitetit të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb